Policia kërkon ndihmë për sulmin ndaj gazetarit kosovar, publikon foto

14:20 | 7 Nëntor 2017
Arbresh.info

Policia e Kosovës përmes publikimit të imazheve nga xhirimet e kamerave ku shihen sulmuesit e Drejtorit të Insajderit Parim Olluri ka kërkuar ndihmën për identifikim të tyre.

“Në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse po  kërkojmë përkrahjen e  qytetarëve për identifikimin e personave të dyshuar”.

“Andaj të gjithë ata që kanë informacion lidhur me personat e dyshuar  dhe vendndodhjen e tyre i lusim që informacionet e tilla përmes numrit 192, t’ia kalojnë policisë ashtu që të mundësohet kapja e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.

thumbnail_foto-1 thumbnail_foto-2 thumbnail_foto-8

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme