Google ADS

Barcelona gjen zëvendësuesin e Gerard Piques

13:40 | 7 Nëntor 2017
Arbresh Info

Barcelona raportet se ka shfaqur interesim për mbrojtësin qendror të Ajaxit, Matthijs de Ligt.

18-vjeçari depërtoi në skuadrën e parë të Ajaxit sezonin e kaluar dhe ka shkëlqyer së bashku me mbrojtësin e Tottenham Hotspurit, Davinson Sanchez, te klubi holandez që arriti në finale të Evropa Ligës, transmeton portali arbresh.info.

Muajin e kaluar u raportua që Barcelona ishte e interesuar për reprezentuesin e Holandës dhe tani sipas ‘Mundo Deportivos’, vendimi për të ndjekur verën e ardhshëm adoleshentin është zyrtarizuar në Camp Nou.

De Legit ishte pjesë e sistemit të rinjve te Ajaxi pasi iu bashkua klubit në moshën nëntë vjeçare dhe tashmë ka bërë 15 paraqitje për gjigantin holandez në të gjitha kompeticionet gjatë sezonit 2017/18.

Barcelona e besohet se e sheh talentin e ri si një zëvendësues afatgjatë të Gerard Piques./arbresh.info/

Të ngjashme