Google ADS

Lëndohet sulmuesi Olivier Giroud

13:11 | 7 Nëntor 2017
Arbresh Info

Sulmuesi i “Topçinjve” duket se është lënduar në Clairefontaine para përballjes me Uellsin.

Arsenali është trembur pasi Olivier Giroud duket se është lënduar gjatë stërvitjeve te Franca, transmeton portali arbresh.info.

Sulmuesi i “Topçinjve” është parë duke mbajtur këmbën e tij gjatë një seance stërvitore në Clairefontaine mbrëmjen e së martës. Ai mendohet se ka përfunduar seancën stërvitore por mbetet të shihet nëse do të jetë në aksion kundër Uellsit të premten.

Edhe pse Giroud nuk ka qenë pjesë e rregullt e skuadrës startuese në Emirates këtë sezon, ai ka qenë një figurë kryesore duke i ndihmuar vendin të tij të kualifikohet verën e ardhshme në Kampionatin Botëror në Rusi.

Ndryshe, lëndimi i tij mund të jetë një goditje e madhe për trajnerin Arsene Wenger para ndeshjeve në javët e ardhshme, kundër Tottenhamit dhe Manchester United./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme