Tre përfaqësuesit e ministrive të fushave ekonomike kanë raportuar sot para komisionit parlamentar për zhvillim ekonomik lidhur me realizimin e rekomandimeve të dala nga Raporti i Progresit. Ministri i zhvillimit ekonomik , Blerand Stavileci, tha treguar se sfidë kryesore janë projektet energjetike.
Hanefi Muharremi, zëvendësministër i Infrastrukturës ka treguar se me hyrjen në fuqi të ligjit për patentë shoferë do të hiqet mundësia e manipulimeve gjatë dhënies së patentë shofereve. Kurse, zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Avni Kastrati, ka pranuar se cilësia e naftës në Kosovë kontrollohet në përqindje shumë të vogël.
Zëvendësministër i Tregtisë dhe Industrisë, Avndi Kastrati ka pranuar para deputetëve se cilësia e naftës nuk kontrollohet.
Kryetari i komisionit, Muhamet Mustafa ka reaguar duke thënë se duhet të sjellët materiali dhe të analizohet nga ana e deputetëve se cila është zgjidhja më e mirë cilësia apo rritja e çmimit për 1 cent.
Ndërsa, ministri Stavileci ka treguar para anëtarëve të komisionit për zhvillim për projektin e Kosovës së Re. Sipas tij, asnjë nga institucionet ndërkombëtare nuk i ka dhënë përgjigje ministrisë se me çfarë forme të bëhet ndërtimi i këtij projekti.
Muhamet Mustafa, kryetar i komisionit për zhvillim ekonomik, ka thënë se duhet të sjellën analizat dhe dokumentet dhe të dihet alternative.
Stavileci po ashtu ka treguar se në fund të këtij viti Kosova e përfundon pjesën e linjës së transmisionit 400 kilovotsh, ndërsa në tre mujorin e parë të vitit të ardhshëm përfundohet nga ana e Shqipërisë.
Hanefi Muharremi, zëvendësministër i Infrastrukturës, iu është përgjigjur vërejtjeve të deputetëve që kryesisht kishin të bënin për mënyrën e dhënies së patentave. Sipas tij, me hyrjen në fuqi të ligjit provimi do të jetë në mënyrë elektronike.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...