Google ADS

Edi Rama: Lufta me krimin nuk është lojë

11:57 | 7 Nëntor 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar sot operacionin policor “Forca e Ligjit” dhe ka sulmuar opozitën duke thënë se ata merren me lojëra ndërsa qeveria me punë konkrete.

Ai foli edhe për disa agjentë të huaj që kanë ardhur në Shqipëri.

Postimi i plotë i Ramës në Facebook:

“Prezantohet Operacioni Policor Forca e Ligjit dhe Task Forca Speciale e Policisë së Shtetit kundër Krimit të Organizuar, e cila do të asistohet në terrenin e kësaj faze të re të luftës me krimin, nga agjentë të FBI dhe të disa agjencive prestigjoze kundër krimit në Gjermani, Itali dhe Britaninë e Madhe .

LUFTA ME KRIMIN NUK ËSHTË LOJË POLITIKE dhe mes qeverisë që lufton krimin e atyre që luajnë politikisht e mediatikisht me krimin për baltosjen e qeverisë, dallimi është i qartë: Nga LUFTA fiton Shqipëria dhe njerëzit e zakonshëm të saj.

Ndërsa nga LOJA ziejnë kazanet e politikës e të medias që helmojnë papushim opinionin për hesape mizerabël, politike e financiare, por EDHE PËR TË PENGUAR DREJTËSINË E RE që po vjen”, ka shkruar Rama.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme