Dy djem 8-vjeçar mbetën të vrarë në një aksident të pazakontë që tronditi Sidnejin. Një makinë u përplas me një shkollë fillore, mëngjesin e së martës, duke hyrë në klasë.
Përpos viktimave, pati edhe 3 vajza të plagosura. Shumica e 19 fëmijëve të klasës u asistuan nga ndihma e shpejtë.
Drejtuesja e automjetit, një grua 52-vjeçare u shoqërua në polici. Ajo po i nënshtrohet analizave të detyruara të gjakut e urinës. Autoritetet nuk besojnë se bëhet fjalë për një akt të qëllimshëm.
“Në këtë fazë nuk mendojmë se bëhet fjalë për akt të qëllimshëm, e hetuesit po e trajtojnë rastin si aksident. Megjithatë, nëse do të thoshim se e dimë atë që e shkaktoi ngjarjen, do të ishte spekulim”, tha një zyrtar.
Ngjarja ndodhi në orën 9:45 me atë lokale në periferi të Greenacre. Burime mjekësore folën për pamje rrënqethëse në vendin e ngjarjes.
Dy djemtë u dërguan në një spital të afërt, ku humbën jetën për shkak të plagëve të marra. Një vajzë 9-vjeçare mbetet në gjendje të rëndë. Sipas policisë, një numër fëmijësh pësuan lëndime dhe u trajtuan në vendngjarje.
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...