Ambasadori amerikan përshëndeti operacionin “Forca e Ligjit” e prezantuar nga Ministria e Brendshme dhe për herë të parë vendosi afate se kur pret rezultate nga ky operacion.
“Të flasim me vepra dhe jo me fjalë. Presim që ky plan agresiv i Qeverisë së Shqipërisë të përfundojë me arrestimin dhe ndjekjen penale të disa peshqve të mëdhenj në fillim të vitit të ardhshëm dhe ky sukses të vazhdojë me SPAK-un”, deklaroi ambasadori Donald Lu.
Kjo është ajo që presin partnerët ndërkombëtarë, tha Lu, e po ashtu edhe qytetarët shqiptarë. Lu vlerësoi planin.
“Dielli duket që në mëngjes. Na pëlqen që ky plan veprimi e pranon qartë se krimi i organizuar shqiptar është problem serioz dhe kërcënim për sigurinë kombëtare. Pranon gjithashtu se deri më tani organet e drejtësisë penale kanë dështuar ndaj grupeve kriminale”, vijoi ai.
Ndërkohë, ministri Fatmir Xhafaj tha se plani dhe ngritja e task forcës është një qasje e re dhe e vendosur e qeverisë për një luftë frontale ndaj strukturave të krimit.
“Është një rrugë e re për institucionet ligjzbatuese. I hapim luftë shumëfrotnale strukturave të krimit. Qeveria ka gjithë vullnetin dhe mekanizmat për këtë luftë. Krijimi i task forcës speciale është një tregues kuptimplotë i marrjes së përgjegjësisë ligjore dhe politike nga kjo qeveri”, deklaroi Xhafaj.
Ministri tha se megjithë progresin e bërë, jemi larg standardit të një shoqërie ku sundon ligji dhe drejtësia./topchannel
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...