Google ADS

Drecun: Akuzat e para të Speciales, kundër Grupit të Drenicës

09:35 | 7 Nëntor 2017
Arbresh.info

Kryetari i Komisionit parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun thotë se formimi i listës së avokatëve mbrojtës dhe viktimave të Këshillit të Specializuar në Prishtinë do të përfundojë brenda dy ose tre muajve të ardhshëm.

Drecun ka thënë se akuzat e para të Prokurorisë Speciale pritet të ngriten menjëherë pas këtij veprimi, transmeton arbresh.info.

Ai beson se padia e parë do të jetë më e rëndësishmja për punën e Këshillit të Specializuar dhe Prokurorisë Speciale në Prishtinë dhe beson se kjo do të jetë “Një padi e madhe kundër Grupit të Drenicës të kryesuar nga Hashim Thaçi”.

Një ditë më parë, Gjykata Speciale ka ftuar avokatët të paraqiten për të hyrë në listën e mbrojtësve të të akuzuarve dhe viktimave./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme