Meçi i ardhshëm i Anthony Joshuas zhvillohet në një tjetër stadium në Londër

09:38 | 7 Nëntor 2017
Arbresh Info

Si një tifoz i Arsenalit, Anthony Joshua mund të detyrohet të qëndrojë jashtë stadiumit Wembley për të kaluar në Twickenham për shkak të rivalit të “Topçinjve” – Tottenhamit.

Kampioni në IBF dhe WBA kërkon meçe unifikuese në vitin 2018 kundër Joseph Parker dhe Deontay Wilder por duket se do të humbas stadiumin lokal ku shënoi  fitoren e jashtëzakonshme ndaj Wladimir Klitschkos, transmeton portali arbresh.info.

“Spursët” kanë kaluar në Wembley derisa stadiumi i tyre White Hart Lane është duke u ndërtuar dhe diçka e tillë ka shkatërruar planet e Anthony Joshuas për tu rikthyer në skenë ku mori triumfin më të madh

Dhe, promotori Eddie Harn ka zbuluar që shtëpia e ragbit në Angli është hapi tjetër i madh kur 82 mijë tifozë mund të shikojnë londinezin duke shtuar  koleksionin e tij.

“Wembley është një vend vështirë për tu arritur këtë vit. Ne tashmë keni qenë në kontakt me ata dhe opsionet nuk janë të mira”, ka thënë Hearn.

“Ne sigurisht që dëshirojmë stadiumin më të madh të mundshëm dhe nëse Wembley nuk është në dispozicion atëherë Twickenham do të jetë tjetri”

Anthony Joshua i dha fund karrierës së Wladimir Klitschkos para 90 mijë tifozëve në Wembley./arbresh.info/

Të ngjashme