Google ADS

Rita Ora fillon numërimin mbrapsht

07:38 | 7 Nëntor 2017
Arbresh.info

Rita Ora është përzgjedhur sivjet për të drejtuar ngjarjen e madhe të ndarjes së çmimeve muzikore “MTV Europe Music Awards”.

Kjo ceremoni do të mbahet në Londër, të dielën që vjen, pra më 12 Nëntor, shkruan arbresh.info.

Një fotografi e madhe e këngëtares së lindur në Kosovë e cila mban mbi kokë trofeun e çmimit është vendosur në një ndërtesë të Londrës.

Rita e ka publikuar atë në Instagram duke shkruar se ka filluar numërimin mbrapsht dhe se kanë mbetur vetëm edhe gjashtë ditë deri në ngjarjen madhështore.

E nominuar për çmime në këtë ceremoni përveq Ritës që do ta udhëheq atë dhe njëkohësisht do të performoj, është edhe këngëtarja tjetër nga Kosova, Dua Lipa./arbresh.info/

https://www.instagram.com/p/BbLEnO5hlws/?hl=en&taken-by=ritaora

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme