Google ADS

Nga Madonna tek George Soros, këta janë VIP-at e zbuluar prej ‘Paradise Papers’

07:16 | 7 Nëntor 2017
Arbresh.info

Tani që ra perdja, duket se nuk ka më ëngjëj në botën e politikës, artit dhe financës. Ja disa prej personazheve që kanë dalë zbuluar nga rrjedhja më e fundit e informacionit dhe dokumentave.

“Paradise Paper” që ka ekspozuar  skemat e evazionit fiskal të elitës globale kanë nxjerrë emra surprizë që kanë investuar në shoqëritë “off shore”. Por kush janë disa nga emrat që përmenden në rrjetin e punës së 400 gazetarëve?

Media gjermane raporton se disa në kabinetin e presidentit amerikan Donald Trump kanë qenë të implikuar, transmeton Bota.al. Konkretisht, gazetarët kanë zbuluar teknikat e evazionit fiskal të përdorura nga politikanët super të pasur dhe të rangut të lartë. Rrjedhja e të dhënave u raportua nga gazeta gjermane Süddeutsche Zeitung…

  1. Sekretari amerikan i Thesarit, Wilbur Ross, i cili ka një pjesëmarrje të maskuar prej shoqërive offshore, në një kompani transportesh të kontrolluar nga rrethi më i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin.
  1. Manjati rus Yuri Milner, ortak i dhëndrrit të Trumpit, Jared Kushner, që ka investuar në Facebook dhe Tëitter falë financimeve të një banke shtetërore ruse.
  1. Financieri miliarder George Soros.
  1. Bashkëthemeluesi i Microsoft, Paul Allen.
  1. Stephen Bronfman, krahu i djathtë i kryeministrit kanadez, Justin Trudeau.
  1. Këngëtarja Madonna.
  1. Kreu i grupit U2, Bono Vox, alias Paul David Hewson.
  1. Mbretëresha Noor e Jordanisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme