Avokati i Ermal Hoxhës, nipi i diktatorit Enver Hoxha, ka kërkuar nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, pafajësi për klientin e tij i pandehuar si pjesë e dosjes “Xibraka”.
Ai argumentoi se Ermal Hoxha kishte lidhje shoqërore me Genc Xhixhen dhe se ai miqesisht i ka kerkuar te shoqeroje kolumbianet deri te fabrika, ku u gjet edhe droga. Por sipas tij, klienti i tij, Hoxha nuk ka pasur asnjë informacion se cfarë bëhej në atë fabrikë dhe nuk ka asnjë lidhje me grupin për të cilin akuzohet. Sipas avokatit, çështja e Ermal Hoxhës në Gjermani është pushuar.
Avokatët kërkuan ndryshim të vendimit të Shkallës se parë dhe gjykim të shkurtuar për grupin qe Xibrakës. Vendimi do të merret në seancën e datës 15 nëntor.
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen