Google ADS

Sicilia i jep krah Berlusconit

01:36 | 7 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, është i vendosur që t’i kthehet politikës dhe forcën më të madhe e ka marrë pas një koalicioni që garantoi fitoren e tij në zgjedhjet rajonale në Sicili.

Rezultati shton vrullin e aleancës së sapokrijuar të qendrës së djathtë, transmeton portali arbresh.info

Vota mbi ishullin italian është parë si një provë vendimtare përpara zgjedhjeve kombëtare që priten të mbahen në vitin e ardhshëm.

Karriera e 81-vjeçarit, biznesmenit miliarder është përcjellur me skandale të mëdha si brenda dhe pas pozitës qeveritare.

Berluskoni, i cili ka qenë kryeministër i Italisë për katër mandate, u përjashtua nga parlamenti para katër vitesh, pasi u dënua për mashtrim tatimor.

“Sicilia, ashtu sikurse e kam kërkuar, ka zgjedhur rrugën e ndryshimit të vërtetë, serioz, konstruktiv, të bazuar në ndershmëri, kompetencë dhe përvojë”, tha ai përmes një video të postuar në Facebook./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme