Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka nisur projektin për ndërtimin e shtëpisë së operës në qendër të Stambollit, duke thënë se ndërtesa e re do të jetë simbol i qytetit.
Erdogan tha të hënën se shtëpia moderne e operës do t’i japë jetë të re Sheshit Taksim. Në vitin 2013, sheshi ka qenë skenë e protestave kundër sundimit të Erdoganit, atëbotë kryeministër. Protestat janë nxitur nga një projekt i zhvillimit urban në parkun pranë Gezi.
Shtëpia e operës, me 2,500 ulëse, do të ndërtohet në lokacionin e Qendrës Kulturore Ataturk dhe do të hapet në vitin 2019. Qendra Kulturore Ataturk është hapur në vitin 1969, por është mbyllur pothuajse menjëherë, si pasojë e një zjarri.
Ajo është rihapur në vitin 1978 dhe është mbyllur më 2008 për një renovim që nuk ka ndodhur kurrë. Kritikët thonë se projekti i operës së re do të largojë përgjithmonë simbolin e Republikës moderne turke, të themeluar pas shpërbërjes së Perandorisë Osmane nga Mustafa Kemal Ataturk.
Partia e Erdoganit për Drejtësi dhe Zhvillim i ka rrënjët e saj në Islamin e moderuar, por ka kundërthënie nëse partia dhe vetë Erdogani mbeten të përkushtuar ndaj parimeve sekulare të Kushtetutës së Turqisë, raporton REL.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën