Avokati i opozitës egjiptiane do të kandidojë për president

23:48 | 6 Nëntor 2017
Arbresh.info

Avokati egjiptian i të drejtave të njeriut dhe udhëheqësi i opozitës Khaled Ali do të garojë në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, me kusht që ai të mos ndalohet nga gara.

Ali tha në një konferencë shtypi se do të konkurronte në një program socialist, me qëllim që t’i jepte fund masave shtrënguese dhe të luftonte terrorizmin, por jo në kurriz të të drejtave individuale, transmeton portali arbresh.info

“Sigurisht, ne presim që kjo administratë të tregojë shumë forma të shtypjes dhe tiranisë. Sidoqoftë, ne jemi ende duke ecur përpara për të përfaqësuar popullin egjiptian. Vendimi ynë sot për të shpallur fushatën tonë nuk do të thotë që ne do të qëndrojmë duarkryq dhe t’i lëmë ata”.

Një gjykatë e Kajros dënoi Aliun në shtator me tre muaj në burg për veprime të pahijshme në publik, për një gjest gjoja të pasjellshëm të dorës.

Ali ka apeluar, duke mohuar akuzat të cilat ai thotë se janë të motivuara politikisht. Nëse aktgjykimi i fajësisë mbështetet, ai nuk do të lejohet të kandidojë, edhe nëse nuk është i burgosur./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme