Priti Patel kërkon ndjesë për takimet e fshehta me izraelitët

23:21 | 6 Nëntor 2017
Arbresh.info

Priti Patel ka kërkuar ndjesë për mbajtjen e një serie të takimeve të fshehta me zyrtarë të lartë izraelitë gjatë pushimeve verore.

Sekretarja e zhvillimit ndërkombëtar u takua me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe figura të tjerë të larta, pa ndjekur procedurat e zakonshme, transmeton portali arbresh.info

Patel kërkoi falje për mos informimin e Zyrës së Jashtme dhe ka sugjeruar që Boris Johnson e dinte paraprakisht për vizitën.

Laburistët ka thënë se pranimi “tronditës” kërkonte hetim të Zyrës së Kabinetit.

Downing Street tha se e mirëpriste “qartësimin” e znj. Patel dhe se në një takim me Theresa May më herët, kryeministrja i kishte “kujtuar asaj detyrimet që ekzistojnë me kodin e ministrisë”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme