Si të përdorni rrepën e kuqe për fytyrë dhe flokë

23:17 | 6 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Rrepa e kuqe është një ushqimet që sjell përfitime të mëdha shëndetësore.

Nëse e konsumi si pije, apo si sallatë, ky perim ju mbush me vitaminë dhe minerale që rrisin imunitetin tuaj, transmeton portali arbresh.info

Por përfitimet e saj janë të shumta kur përdoret edhe si maskë në fytyrë dhe në flokë.

Parandalon plakjen

Rrepa e kuqe parandalon plakjen sepse përmban veti të mëdha antioksiduese.

Për të parandaluar plakjen, bëni gjërat e mëposhtme:

Ndani një rrepë në pjesë të vogla. 
Përzieni me një mikser. 
Lëngun e fituar aplikoni në fytyrë. 
Pas 10 minutash, pastroni fytyrën dhe vendosni krem të butë. Praktikoni këtë trajtim një herë në javë, veçanërisht para se të shkoni në shtrat.

Lëkurë e thatë

Rrepa e kuqe ndihmon shumë personat që vuajnë nga lëkura e thatë. Maska me rrepë ndihmon që të largoni poret e vdekura dhe rigjeneron lëkurën.

Parandalon rënien e flokëve

Rrepa e kuqe është e pasur me kalium, mineralin që luan një rëndësi të madhe në parandalimin e rënies së flokëve. Gjithashtu, kaliumi ndihmon në rritjen e flokëve, transmeton portali arbresh.info

Shkëlqen flokët

Nëse jeni tifozë e flokë të shkëlqyer, atëherë duhet ta përdorni këtë maskë nga rrepa e kuqe. Bëni gjërat e mëposhtme:

Kombinoni lëngun e rrepës së kuqe me këna. 
Aplikoni në flokë dhe lërini të qëndrojnë për rreth dy orë. 
Më pas lani flokët dhe shumë shpejt do të dalloni ndryshimin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme