Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka siguruar një vërtetim nga ish-Sekretari Krahinor i Administratës dhe Judikaturës Gjorgje Aksiq, i cili ishte emëruar në këtë pozitë gjatë kohës së masave të dhunshme, pas dëbimit të punëtorëve shqiptarë.
Përmes këtij dokumenti të vërtetuar nga noteri në Beograd të Serbisë, Aksiq deklaron se nënshkrimi në certifikatën e Lumezit është i tiji, raporton KTV.
Gjatë raportimit për hulumtimin e rastit Lumezi, ekipi i KohaVizionit dhe Betimi për Drejtësi kanë zbuluar dhe paraqitur argumente të dokumentuara dhe dëshmitarë të gjallë që flasin për dosjen e manipuluar.
Flasin edhe për deklarimin e vetë Lumezit se nuk e kishte të dhënë provimin, kur kishte konkurruar për angazhim në gjyqësi menjëherë pas luftës. Në asnjë çast nuk është kontestuar vërtetësia e nënshkrimit të Gjorgje Aksiqit.
Vërtetimi i Aksiqit shërben si dëshmi e autencitetit të nënshkrimit që gjendet në certifikatën e Lumezit.
Vërtetimi thotë: Me kërkesë të Lumezi Aleksander-it nga Prishtina, me përgjegjësinë e plotë e jap këtë deklaratë:
“Certifikatën për dhënien e provimit të judikaturës 02 nr.152-1-1217/90 të datës 06.05.1991, e cila më është dhënë në shikim, në të cilën shkruan se Aleksandër Lumezi nga Prishtina, më dt. 25.04.1991 e ka dhënë provimin e judikaturës, e kam nënshkruar unë”.
Hulumtimi ka treguar se certifikata është lëshuar një ditë para se Aleksandër Lumezi ta kishte përfunduar provimin e jurisprudencës, që sipas dosjes bazë, ka ndodhur më 26 prill 1991.
Më tutje, në këtë vërtetim shkruan se “Sipas raportit të Komisionit për dhënien e provimit të judikaturës, Sekretari Krahinor për judikaturë ka qenë i autorizuar për t’i nënshkruar certifikatat për provimet e judikaturës”.
Ky vërtetim është noterizuar në Beograd nga praktikantja e noteri Dejan Radulloviq, me autorizim.
Ndryshe, gjatë hulumtimit të arkivit të gazetave zyrtare, rezulton se Gjorgje Aksiqi ishte emëruar më 19 korrik 1990 nga Kuvendi i Republikës Socialiste të Serbisë, në pozitën e Sekretarit Krahinor për Jurisprudencë e Administratë të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës.
Deri në këtë emërim Aksiq kishte qenë nënkryetar i Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit të KSA të Kosovës. Emërimin e Gjorgje Aksiqit e kishte nënshkruar, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Serbisë, Zoran Sokoloviq.
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë