Skandali i naftës, arrestohet në Zvicër biznesmeni shqiptar

23:14 | 6 Nëntor 2017
Arbresh.info

Një ndër biznesmenët e përfolur dy vite më parë në lidhje me skandalin e naftës “virgin” u ndalua në Zvicër për llogari të drejtësisë shqiptare.

Burime të Interpol thanë se, Adrian Xhillari, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, u akuzua nga Prokuroria e rrethit gjyqësor të Fierit për shitjen e 4.4 milionë litrave naftë të papërpunuar me qëllim shmangien e akcizës.

Xhillari u ndalua nga policia lokale dhe do te mbahet në gjendje burgimi deri në mbërritjen e plotë të dokumenteve të tij lidhur me kërkesën e ekstradimit.

Gjyqi do të zhvillohet në Zvicër.

jknkjb-768x432

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme