Vendimi i Gjykatës së Apelit me anë të cilit ZRRE-ja detyrohet të anuloj vendimin e saj ku detyron kosovarët të paguajnë shpenzimet e faturave të rrymës për serbet e komunave veriore, ka zgjuar rritim të madh në opinion, për faktin se ZRRE si përgjegjëse është mekanizëm i krijuar nga institucionet e Kosovës.
Behxhet Shala Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të njeriut, thotë se konsumatorëve të rregullt ose duhet tu kthehen të hollat ose të kompensohen në shpenzimin e energjisë.
Kosovarët kanë paguar mbi 8 milion euro në vite për faturat e serbeve, dhe për këtë ZRRE-ja dhe KEDS duhet të japin përgjegjësi penale.
“Nuk ka shtet në botë ku një konsumator paguan për shpenzimet e energjisë për konsumatorin vetëm se është i një etnie tjetër. Në rastin kur nuk kanë para për të paguar një kategori e popullit mund të klasifikohen si kategori sociale, mirëpo kosovarët të paguajnë rrymën e harxhuar për serbet e komunave veriore kjo është e pa logjikshme dhe shkelje e të drejtave të njeriut”, ka thënë ai.
Shala është shprehur se nëse kjo do të kishte ndodhur në ndonjë shtet tjetër jo vetëm që do të binte qeveria por do të shkaktonte protesta të mëdha sepse janë në pyetje mbi 8 milion euro në vit e që nga paslufta i afrohet shifrës miliardësh që konsumatorët e rregullt kanë paguar për serbet.
“ZRRE dhe KEDS, duhet të japin përgjegjësi menjëherë sepse veç që është e pa moralshme kjo përbën vepër penale, për faktin se vendimi i Gjykatës së Apelit e ka shfuqizuar vendimin e ZRRE-së ku i detyron konsumatorët të paguajnë për faturat e serbeve”, thotë Shala.
Sipas tij duhet të kërkohet përgjegjësi penale nga organet e ndjekjes sepse është bazë e mjaftueshme vendimi i fundit i gjykatës.
“ZRRE-ja, në mungesë të bordit vendimmarrës po arsyetohet se nuk mund ta shfuqizoj një vendim të tillë por është vendimi i gjykatës është i formës së prerë dhe duhet sa më parë të ndërpritet kjo formë e pagesës së këtyre faktuarve. Është e çuditshme se përse qytetarët nuk reaguan ndaj këtij skandali sepse një faturim të tillë e mundësuar institucione të dala nga qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, është dashur të protestohet për këtë sepse është e vetmja mënyrë që të kërkohen të drejtat e tyre dhe kthimi i atyre të hollave që kanë paguar për serbet”, ka thënë Shala.
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Qeveria mban mbledhje elektronike, merr dy vendime
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...