Google ADS

Trump u hedh kutinë e plotë të ushqimit peshqve në një pellg japonez

22:23 | 6 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, gjatë vizitës në Japoni, së bashku me kryeministrin Shinzo Abe, kanë qëndruar në shtëpinë shtetërore në Tokio.

Gjatë vizitës, Trump dhe Abe kanë ndaluar që të ushqejnë peshqit që ndodhen në një pellg, transmeton portali arbresh.info

Përderisa Abe tregonte kujdes dhe e ndante ushqimin e peshqive me sasi të vogla, Donald Trump, hodhi kutinë e tërë me ushqim përnjëherë.

Japonia ishte ndalesa e parë e Donald Trump gjatë një udhëtimi dy ditor në Azi, ku liderët pritet të diskutojnë edhe mbi situatën me Korenë Veriore./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme