Trump thotë se sulmi në Teksas ishte rezultat i problemeve mendore, jo i armëve

22:22 | 6 Nëntor 2017
Arbresh.info

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se sulmi në një kishë në Teksas, ku mbetën 26 të vrarë ishte për shkak të problemeve të shëndetit mendor dhe jo një situatë e armëve.

I pyetur se çfarë politikash ai mund të mbështesë në përgjigje të sulmit, Trump tha se bazuar në raportimet paraprake, sulmuesi ishte një individ i çrregulluar me shumë probleme, raporton Reuters, përcjell portali arbresh.info

“Ne kemi shumë probleme të shëndetit mendor në vendin tonë, ashtu si edhe vendet e tjera. Por kjo nuk është një situatë e armëve”, tha ai. “Për fat të mirë dikush tjetër kishte një armë që po qëllonte në drejtimin e kundërt.

“Ky është një problem i shëndetit mendor në nivelin më të lartë”, tha ai. “Është një ngjarje shumë e trishtë”.

Devin Kelley, që është identifikuar si autor i krimit makabër, hyri në kishën baptiste, duke vrarë besimtarë nga mosha 5 deri 72 vjeçare./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme