Bie nga sistemi Snapchat

22:12 | 6 Nëntor 2017
Arbresh.info

Snapchat ka rënë nga sistemi për mijëra përdorues.

Ata kanë raportuar të kenë pasur probleme me dërgimin dhe pranimin e Snapave si dhe probleme me serverin, transmeton portali arbresh.info

Faqja e pavarur e internetit Down Detector ka marrë mijëra raporte që Snapchat është jashtë përdorimit.

Llogaria e Snapchatit në Twitter që merret me çështjet ka thënë se janë duke hetuar problemet me të cilat po përballen përdoruesit e këtij aplikacioni./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme