Google ADS

Gjakova ka vendosur për AAK’në, thotë Gjini

21:37 | 6 Nëntor 2017
M. A.

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, thotë se Gjakova ka vendosur për AAK’në dhe se ai do të jetë kryetar i kësaj komune pas 19 nëntorit.

Ardian Gjini në debat zgjedhor në Klan Kosova përballë kundërkandidates Mimoza Kusari-Lila, theksoi se Gjakova tashmë ka zgjedhur kryetarin e saj, pasi kanë marrë 39.8 për qind të votave, ose 17.219 sosh.

“Fitorja e raundit të parë është bindëse dhe një numër i madh e ka marrë vendimin. Zgjedhja tashmë është bërë. Tani duhet të punojmë edhe me pjesën tjetër të qytetarëve”, pohoi Gjini.

“Ne do ta kërkojmë besimin edhe drejtpërdrejtë nga qytetarët, por edhe nga partitë me të cilat kam biseduar tashmë. Me datën 20 nëntor të zgjohemi ndryshe, më të fuqishëm, me vullnet të ri për punë”, tha Gjini.

“Gjitha strukturat dhe gjithë anëtarësia janë shumë të mobilizuar, pasi tashmë e kemi fitoren”, theksoi ai.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme