David Silva mund të largohet nga Manchester City

21:39 | 6 Nëntor 2017
Arbresh.info

Liverpooli dhe Interi janë duke planifikuar një goditje të bujshme për David Silva, pasi bisedimet për kontratën e re me Manchester City nuk kanë sjell fryte.

Silva, 31 vjeç, është mbyllur në bisedime me Cityn gjatë gjithë sezonit për zgjatjen e qëndrimit të tij në Etihad përtej verës së vitit 2019, kur skadon kontrata e tij aktuale.

Pep Guardiola dëshiron t’ia dorëzojë spanjollit një zgjatje prej 12 muajsh, për ta mbajtur atë larg nga kthetrat e çdo personi të mundshëm që është i gatshëm t’ia ofrojë Silvas një marrëveshje fitimprurëse afatgjate.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është admirues i madh i Silvas dhe e sheh spanjollin si një alternativë të mirë për të lënduarin Adam Lallana.

Redsat kanë frikë të humbasin Emre Can me kosto 0 verën e ardhshme, pasi reprezentuesi gjerman ende nuk është pajtuar me një marrëveshje të re në Anfield dhe mund të nënshkruajë një para-kontratë me ndonjë klub të huaj në vitin e ri.

Gjigantët italian, Interi janë gjithashtu të interesuar për lojtarin e Cityt, i cili ka gëzuar një fillim të shkëlqyeshëm të sezonit duke ndihmuar skuadrën e tij të jetë lider i Ligës Premier.

Interi është i treti në Serie A dhe trajneri Luicano Spalletti është i prirur për të mbështetur opsionet e tij kreative verën e ardhshme nëse kualifikohen për Ligën e Kampionëve.

Silva u bashkua me Cityn nga Valencia në vitin 2010, por edhe pse ka fituar dy tituj të Ligës Premier ende ëndërr e ka trofeun e Ligës së Kampionëve.

Edhe Las Palmasi flitej se ka interesim për yllin spanjoll, por nuk flitet për një rikthim të tij emocional në Spanjë për t’i dhënë fund karrierës së tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme