Agjenti i boksierit amerikan, Deontay Wilder, nuk do ta lejojë klientin e tij që të boksojë kundër Dillan Whyte më 3 shkurt në Londër.
Wilderit iu është kërkuar nga promoteri i Joshuas, Eddie Hearn, se ai së pari duhet të boksojë me Whyte në O2 Arena dhe të dëshmojë se është i mirë për një meç me Joshuan në verën e ardhshme, transmeton arbresh.info.
Këtë nuk e ka pëlqyer aspak promoteri i Wilder i cili e ka cilësuar si qesharake kërkesën e Hearn.
“Kur ata të takohen vitin e ardhshëm, në rast se Joshua e pranon luftën, Deontay do ta nokautoj atë”, tha Dibella.
“Deontay është kampion i pamposhtur në WBC dhe i ka nokautuar të gjithë kundërshtarët e tij. Ai nuk do të shkojë në Angli për një meç jo të fortë për shkak të një promoteri atje që dëshiron t’ia pagujë ditën njërit prej boksierëve të tij”, shtoi Dibella.
“Wilder v Joshua është lufta që të gjithë dëshirojnë të shohin, një luftë ndërmjetë dy boksierëve më të mirë të kategorisë së peshave të rënda. Unë kam një respekt të madh për AJ por Deontay ka goditjen më të fortë në rruzullin tokësor dhe kur ai do ta godet sikurse Klitschko e kishte bërë, ai më nuk do të ngritet nga dyshemeja.
“Hearn është duke folur vetëm budallaqe për Deontay, duke thënë se ai duhet të krijojë profilin e tij. A e ka ai seriozisht? Wilder është boksieri më i frikshëm i peshave të rënda në botë dhe kush është Whyte? Ai ka humbur kundër Joshuas, ai përpak sa nuk humbi kundër Dereck Chisoras. Askush në Amerikë nuk e njeh Dillan Whyte.
“Ne të gjithë e dimë se Eddie Hearn ka pasur shumë bukë dhe se është lindur me lug të artë në gojë por ne nuk kemi pse t’i dëgjojmë urdhërat e tij. Ne nuk kemi pse të shkojmë në Angli, vetëm pse ai thotë ashtu”, përfundoi Dilabella.
Dibella beson se Hearn është i frikësuar nga humbja e mundshme e Joshuas dhe kështu do t’iu prishte rekordi pa humbje boksierit anglez.
Wilder pas fitores së tij kundër Bermane Stiverne në raundin e parë me nokaut, kishte një mesazh për Joshuan.
“Mjaftë ike nga unë, eja të boksojmë”, ishte mesazhi i Wilder për kampionin e shumëfishtë anglez.
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
Spak: U godit grupi i Suel Çelës. Dy gazetarët dyshohen se m...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...