Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev për radio ”Antena M” ka thënë se ka marrë informacione nga analistë rreth tij se është e mundshme ta likuidojnë.
Kjo përgjigje e Zaev lidhet me ndikimin rus në rajon ku bënë krahasimin mes Maqedonisë dhe Malit të Zi.
”Disa analistë më kanë thënë se tash është radha yte. Nëse duhet të ndodh kjo, le të ndodh, unë kam pranuar të jem kryeministër i shtetit tim dhe vendit tim i duhet lider, jam i gatshëm të sjell vendime që i presin qytetarët, edhe në çmim të asaj që do të ndodhë” u shpreh në Zaev në lidhje me ndikimin rus në Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni
Po në këtë pyetje, Zaev tha se në takime me diplomatë rus ai merr sugjerime që mos anëtarësohet Maqedonia në NATO. ”Ata kanë interesat e tyre, ne si Maqedoni i kemi interesat tona dhe ne do të anëtarësohemi në NATO” përfundon Zaev.
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane Karbohidrate Kartotat dhe Barishtet Jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën