Kanë shpërthyer përleshje mes ushtrisë dhe terroristëve në qytetin lindor të Bengazit, duke vrarë tre ushtarë dhe plagosur tre të tjerë, raporton Xinhua.
“Tre ushtarë të ushtrisë dhe forcave mbështetëse janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në zonën Sidi Ekhrebish të Bengazit, bastioni i fundit i terroristëve”, ka thënë zëdhënësi i forcave speciale, transmeton portali arbresh.info
Said Milud Al-Zwai konfirmoi që ushtria u përlesh me terroristët në një hotel në zonën e njëjtë. Pasi komandanti i ushtrisë, gjenerali Khalifa Haftar njoftoi çlirimin e Bengazit nga ekstremistët në korrik, dhjetëra militantë mbetën ende në qytet.
Al-Zwai ka zbuluar më parë se ushtria po rrethonte terroristët e mbetur në një zonë më pak se gjysmë kilometri katror, duke theksuar se të gjitha operacionet ushtarake do të përfundojnë sapo ushtria të marrë kontrollin e zonës.
Libia është në një gjendje të pasigurisë dhe kaosit që nga rënia e regjimit të Gadafit në vitin 2011. Vendi është i rrënuar nga dhuna në rritje dhe ndasitë politike./arbresh.info/
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...