Mesfushori spanjoll, Juan Mata është bërë objektiv transferimi i dy skuadrave më të mëdha në La Liga, Real Madridit dhe Barcelonës.
Gjiganti anglez, Manchester Unitedi rrezikon të humbasë mesfushorin spanjoll, Juan Mata, në fund të sezonit.
Reprezentuesi i Spanjës përfundon kontratën e tij aktuale në muajin qershor dhe akoma nuk ka vendosur për kushtet e reja me klubin nga Old Trafford.
Sipas mediumit spanjoll Diario Gol, Mata është kërkuar përsëri në Spanjë, ku Real Madridi dhe Barcelona janë dy skuadra të etura për nënshkrimin e tij.
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, është një tifoz i madh i tij dhe beson se Mata do të përshtatet në mënyrë të përsosur në mesfushën e tij në sezonin e ardhshëm.
Ndërkohë, Reali janë gjithashtu të etur për ta pasur Matan në Santiago Bernabeu, pasi është një ish-lojtar i akademisë së tyre, Castilla.
Trajneri i klubit mbretëror, Zinedine Zidane ka diskutuar me presidentin Florentino Perez në lidhje me mesfushorin e Djajve të Kuq.
Nga ana e tij, Mata po i mban hapura të gjitha opsionet. Veterani është i lirë të nënshkruajë një para-kontratë me ndonjë klub të huaj që nga 1 janari i 2018.
“S’dua të më prekni nëpër trup”, Driloni mbledh banorët dhe ...
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 nëntorin, Krasniqi...
Abdixhiku nga Suhareka: Besimi juaj është mesazhi më i fortë...
Vetura godet për vdekje këmbësorin në Klinë, arrestohet i dy...
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut
Kurti uron von der Leyen për formimin e Komisionit të ri