Google ADS

Vdes i burgosuri, polici akuzohet për shpërdorim të detyrës

19:35 | 6 Nëntor 2017
Arbresh.info

Një i burgosur që vuante dënimin në burgun e Zaharisë në Krujë ka ndërruar jetë nga shkaqe që ende nuk dihen.

Paraprakisht Policia thotë se i dënuari ka shfaqur probleme me zemrën.

Mësohet se ka ndërruar jetë shtetasi me inicialet F.A. 49 vjeç, banues në Pogradec.

Por Policia ka referuar materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë për shtetasin D.C. 37 vjeç, banues në Fushë-Krujë, i cili është punonjës policie i regjimit të brendshëm në I.E.V.P, Zahari.

Pasi siç thuhet në njoftimin e Policisë, “më datë 05.11.2017, rreth orës 06:10, në spitalin e Krujës, ka ndërruar jetë shtetasi F.A. 49 vjeç, banues në Pogradec, i dënuar në I.E.V.P. Zahari, Krujë pasi ka shfaqur probleme kardiake sipas panorama. Po punohet për përcaktimin e shkakut të vdekjes”.

Punonjësi i burgut akuzohet për veprën penale Shpërdorim detyre, parashikuar nga Neni 248 i Kodit Penal.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme