​ Haradinaj takohet me prindërit e Astrit Deharit, iu premton zbardhjen e këtij rasti

19:23 | 6 Nëntor 2017
M. A.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme ka pritur në takim prindërit e Astrit Deharit, i cili një vit më parë vdiq në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Haradinaj në këtë takim iu tha prindërve të Deharit se të gjitha premtimet e tij për ndriçimin e rastit të Astritit, pas një kohe të shkurtë do zëvendësohen me veprime konkrete, shkruan Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

Në takimin me prindërit e Astrit dhe Arbnor Deharit, Xhemile dhe Avni Dehari, bashkëbiseduam për koordinimin e veprimeve të mëtutjeshme për zgjidhjen e çdo paqartësie rreth rastit tragjik të Astrit Deharit.

Të gjitha premtimet e mia për ndriçimin e rastit të Astritit, pas një kohë të shkurtër do të zëvendësohen me veprime konkrete, gjithnjë në konsultim me familjën Dehari.
RH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme