Spahiu: Demarkacioni me Malin e Zi, mësim për faktorin politik

18:56 | 6 Nëntor 2017
M. A.

Analisti politik Nexhmedin Spahiu, ka thënë se Kryeministri Ramush Haradinaj duhet të bëjë një hap tutje rreth zgjidhjes së problemit të Demarkacionit, që sipas tij është një vizitë që ai duhet t’i bëjë homologut të tij të Malit të Zi.

”Ajo çka duhet të bëjë Haradinaj është që të takohet me Kryeministrin e Malit të Zi, të përpiqet të relaksojë një situatë që e cila është e panevojshme. E në këtë rrugë të bëjë përpjekjet e tij për të përfunduar këtë çështje”.

”Në këtë çështje Behgjet Pacolli ka transmetuar vetëm atë që ka thënë Mali i Zi jo atë se çka është përpjekur vet Pacolli të zgjidh në këtë aspekt”.

”Kosova, bën politik ndaj lëshimeve të BE-së. Kosova në rrugët ndërkombëtare s’ka si të tentojë në krye në vete sepse nuk ka fuqi. Ndërkombëtarizmi është satelit amerikan. Ne nuk mund të bëjmë politika sikurse Serbia. Politikën ta bëjmë ndaj katër fqinjëve tanë”.

Publicisti Nexhmedin Spahiu tutje ka thënë se Demarkacioni i Kosovës me Malin e Zi, është një mësim për faktorët e brendshëm e po ashtu edhe për ndërkombëtarët që të mos bëjnë të njëjtin gabim në të ardhmen edhe me çështjen e Demarkacionit me Serbinë, njofton Klan Kosova.

”Ajo çfarë është pozitive në këtë, është se i është dhënë mësim faktorëve të brendshme që nuk bën të shkohet ashtu. E është edhe mësim për faktorin ndërkombëtar që në Demarkacionin me Serbinë, të mos lëshohet pe”.

”Të mos përsëritet gabimi i njëjtë me Serbinë, sepse në këtë rrugë nuk i dihet deri ku futet Serbia”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme