Google ADS

Tronditet Chelsea, largohet drejtori Emenalo pas 10 vitesh në klub

18:46 | 6 Nëntor 2017
Arbresh.info

Drejtori teknik i Chelseat, Miachel Emenalo ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij pas 10 vitesh qëndrimi në klub.

52 vjeçari, i cili ka luajtur për Nigerinë në Kupën e Botës të vitit 1994, i ishte bashkuar Chelseat në vitin 2007 me ardhjen e trajnerit Avram Grant, për të cilin kishte luajtur në klubin e Maccabi Tel Aviv,raporton BBC Sport, transmeton arbresh.info.

Ai para se të bëhej drejtor teknik në klub kishte punuar në departamentin e vëzhgimit të lojtarëve dhe të trajnerëve.

Emenalo në Angli si futbollist kishte luajtur për Notts County në vitet e 90 dhe po ashtu në takimin e parë në MLS.

Besohet se Emenalo ka pranuar një ofertë nga klubi francez AS Monaco.

Këtë vendim tëEmenalos besohet se pronari rus, Roman Abramovich, nuk e ka pritur mirë  por e ka respektuar vendimin e tij.

Gjatë qëndrimit të tij në Stamford Brigde, Chelsea ka fituar trofe të shumtë, si Ligën e Kampionëve në vitin 2012, tre tituj të Premierligës, tri FA Cup, një Kupë të Ligës dhe një Evropa Ligë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme