Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Srdjan Darmanoviq, i ka humbur shpresat për të dërguar marrëveshjen e demarkacionit në Arbitrazh, duke mbyllur kështu qeverisë së Kosovës edhe një derë tjetër, që e shihte si opsion të ndryshimit të kufijve të vendosur sipas marrëveshjes së demarkimit të kufirit me Malin e Zi.
Së fundmi, Qeveria e Kosovës ka pasur dy qëndrime. Përderisa kryeministrit Ramush Haradinaj thotë se marrëveshja e demarkacionit nuk do të ratifikohet ashtu siç është nënshkruar në vitin 2015 dhe se do të rinegociohet pas punës së komisionit të angazhuar për rishikim të kufirit.
Njëjtë nuk mendon ministri i Jashtem Behgjet Pacolli, i cili në mbledhjen e komision për Punë të Jashtme tha se për Malin e Zi, demarkacioni është punë e kryer dhe e panegociueshme. Pacolli e kishte kuptuar mirë sepse këtë e tha edhe njëherë homologu i tij malazias.
Gazeta Express i kishte dërguar pyetje Qeverisë së Malit të Zi rreth mundësisë së dërgimit të marrëveshjes se demarkimit të kufirit në Gjykatën e Arbitrazhit, e ajo si përgjigje i ka kthyer deklaratën e ministrit Darmanoviq, i cili thotë se ka për shtetin e tij ka përfunduar çdo gjë rreth kufirit.
“Sa i përket arbitrazhit eventual ndërkombëtar, për arbitrazh duhet pajtimi i dy palëve, e unë u kam thënë se ne këtë punë e kemi kryer”, thotë ministri për mundësinë, në fakt pamundësinë dërgimit të marrëveshjes së demarkacionit në Arbitrazh.
“Nuk kam çfarë t’i shtojë asaj që kam thënë disa herë rreth kësaj teme. Ne kemi bërë gjithçka që është dashur të bëjmë”, ka thënë kryediplomati i Malit të Zi.
Ai ka shpjeguar se Mali Zi ka shkuar sipas procedurave të nevojshme, duke e finalizuar me ratifikimin e marrëveshjes në Parlamentin e tij. Kjo është edhe pika e fundit e angazhimit të Malit të Zi rreth kufirit me Kosovën.
“Në Vjenë e kemi nënshkruar marrëveshjen ndërkombëtare me Kosovën në mirëbesim dhe këtë marrëveshje e kemi ratifikuar në mënyrë të rregullt në Parlament siç udhëzojnë normat dhe zakonet e së drejtës ndërkombëtare”.
Darmanoviq nuk i jep asnjë mundësi anulimit të marrëveshjes që është miratuar në Parlamentin e tyre, pasi siç thotë ai, kjo nuk ka ndodhur asnjëherë në shtetin e tyre.
Përveçse nuk do të marrin asnjë hap tjetër për demarkacionin, ministri i Jashtëm thotë nuk do t’i bëjnë presion Kosovës dhe se do të presin derisa kjo të zgjedh këtë çështje në Kuvend.
“Natyrisht ne jemi të durueshëm që të presim zhvillimin eventual të ngjarjeve në Kosovë pasi kjo është çështje e brendshme e tyre”.
“Nuk duam të bëjmë asnjë presion e as të shkaktojmë ndonjë atmosferë rreth asaj se kur do ta gjejë parlamenti i Kosovës formulën me të cilën do ta ratifikojë këtë marrëveshje ndërkombëtare”, thotë Darmanoviq.
Se shteti malazias është rehat, ministri përmend faktin se edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë qëndrim të njëjtë me Malin e Zi.
Siç e keni parë një qëndrim identik me Malin e Zi e kanë edhe BE edhe SHBA kështu që qëndrimi ynë nuk është asgjë befasuese dhe asgjë e re”.
Kosovës i kanë ardhur mesazhe nga figurat e institucionet më të rëndësishme të ratifikimit të demarkacionit në Kuvend, dhe varshmërinë e liberalizimit të vizave me kalimin e demarkacionit.
Ditë më parë kur ambasada amerikane në Prishtinë është pyetur nga Gazeta Express nëse Kosova ka të drejtë ta rinegociojë ose ta dërgojë në Arbitrazh marrëveshjen e demarkacionit, në përgjigjen e saj është thënë se për këtë mund të pyetën vetëm dy shtetet përkatëse.
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...