Google ADS

Bilic: Jam krenar që kam qenë pjesë e West Hamit

18:28 | 6 Nëntor 2017
Arbresh.info

Trajneri kroat, Slaven Bilic, nuk është më në pozitën e krye-trajnerit të skuadrës angleze West Ham United.

Bordi i klubit londinez e ka shkarkuar gjatë ditës sotme pas humbjes së fundit në vikendin që shkoi në shtëpi kundër Liverpoolit me rezultat 1 me 4, transmeton arbresh.info.

Bilic pas largimit nga detyra e krye-trajnerit ka dalur me një komunikatë për shtyp, duke falënderuar të gjithë ata që kanë punuar me të dhe e kanë mbështetur gjatë kohës së tij në klub.

Kjo është deklarata e tij e plotë:

Unë jam krenar që kam qenë pjesë e West Hamit.

Kjo ka qenë më tepër se një punë për mua. Duke veshur fanellën e verdhë dhe të kaltër si një lojtar, e ndjeva atë lidhje edhe kur u ktheva si menaxher dhe gjithmonë e kam ditur se çfarë klubi i veçantë është ky.

Jam i trishtuar se si nuk kam punuar ashtu si donit këtë sezon. Por unë largohem me kokën time lartë dhe bashkë me kujtimet e mrekullueshme që unë gjithmonë do t’i kujtojë.Sezoni im i parë ishte fantastik. Ne thyem çdo rekord duke humbur vetëm një ndeshje në gjashtë takimet në shtëpi apo larg.

Unë kam qenë i sigurt se gjatë këtij sezoni do të riktheheshim, por fatkeqësisht nuk ishte kështu. Unë do doja të falënderoja kryetarët dhe bordin që më ofruan mua një kënaqësi të tillë.

Po ashtu unë falënderoj tej mase edhe lojtarët për të cilët unë kam qenë këtu nga dita ime e parë si menaxher.

Së fundi do doja t’i falënderoja edhe mbështetësit e West Hamit. Kemi pasur një lidhje të veçantë.

Unë shpresoj se skuadra të marr suksesin që e meriton dhe i uroj një të ardhme të mirë.

Bilic ishte emëruar si trajner i West Ham Unitedn ë vitin 2015 dhe në sezonin e tij të parë kishte përfunduar në pozitën e gjashtë në renditjen tabelare të Premierligës Angleze. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme