Google ADS

Autori i masakrës në Teksas ishte përfshirë në zënkë me njerkën

18:28 | 6 Nëntor 2017
Arbresh.info

Autori i masakrës në Teksas Devin Patrick Kelley kishte tri armë dhe ishte përfshirë në një zënkë familjare me njerkën, thonë zyrtarët.

Sulmi që ndodhi në një kishë të vogël në  San Antonio pas meshës la 26 të vdekur e 20 të plagosur, transmeton portali arbresh.info

Sulmuesi e kishte thirrur të atin, pasi ishte plagosur nga një kalimtar i armatosur dhe i kishte thënë që nuk besonte se do të mbijetonte.

Kelley nuk kishte leje për posedim të armëve, që përfshinin një pushkë sulmuese dhe dy revole dore, bën të ditur policia.

Freeman Martin, drejtori rajonal i Departamentit të Sigurisë Publike, tha për gazetarët që dukej se Kelley kishte vdekur nga plagët e vetë-shkaktuara, pasi u qëllua fillimisht nga një person tjetër.

Zyrtarët ende nuk kanë identifikuar viktimat.

Ndërkohë motivi ende nuk është i qartë, pasi thonë se nuk ishte për motive racizmi apo feje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme