Arrestohet në Durrës autori i vrasjes tek “Uji i Ftohtë”

17:47 | 6 Nëntor 2017
Arbresh.info

Kreshnik Nazëraj, autori i vrasjes në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë në janar të 2014 është vënë në pranga pas tre vitesh.

Ai është arrestuar në qytetin e Durrësit, në ambientet e një pallati, pasi gjykata e Vlorës e ka dënuar me 12 vjet burg për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 6 janar të 2014,ku mbeti i vrarë Merdar Binjakaj, dhe u plagos Klodjan Binjakaj dhe Reshat Muskaj. Shkak i konfliktit ka qënë mosshlyerja e një qiraje që viktima i kishte babait të autorit./Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme