Arratisja, 26 vjeçari ikën nga furgoni me pranga në duar

17:35 | 6 Nëntor 2017
Arbresh.info

Një 26 vjeçar i ndaluar nga uniformat blu të Sarandës pas një operacioni antidrogë ka mundur të arratiset nga furgoni i policisë, edhe pse ishte me pranga në duar.

Ende nuk dihen rrethanat sesi 26 vjeçari ka mundur të largohet, por Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur hetimet për punonjësit e policisë.

26 vjeçari mësohet se ishte një prej 6 të ndaluarve nga policia e Vlorës dhe Sarandës në kuadër të një operacioni që çoi në sekuestrimin e 39 kg lënde narkotike. /syri.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme