EULEX ka sqaruar se vetëm do të jenë monitorues në hetimin e dosjes së jurisprudencës së Kryeprokurorit të Shtetit Aleksandër Lumezi, për të cilën së fundi janë ngritur dyshime se është manipuluar.
Përkundër se Ministri Abelard Tahiri tha se ka kërkuar nga shefja e EULEX’it Alexandra Papadopoulou përshpejtim të hetimit të dosjes së Lumezit, Misioni Europian për Sundim të Ligjit bën të ditur se vetëm do të jenë si monitorueses të këtij rasti.
Madje, kjo gjë, EULEX thotë se iu bë e ditur Ministrit Tahiri nga vetë shefja e këtij misioni, në takimin e së hënës, që nga ky mision konsiderohet i rregullt.
“Prokuroret e misionit te EULEX kane pranuar dhe shqyrtuar kërkesën e zotëri Lumezit. Misioni do ta monitoroje rastin. Shefja e Misionit te EULEX, e sqaroi pozicionin e EULEX-it gjate takimit te saj te rregullt me Ministrin e Drejtesise, Abelard Tahiri”, ka njoftuar EULEX, pas interesimt të Gazetës Express .
“Sipas mandatit te tanishëm, prokuroret e EULEX nuk marrin raste reja, me përjashtim te rrethanave te jashtëzakonshme. Supozimet do te trajtohen nga autoritetet kompetente prokuroriale vendore”, sqaron EULEX.
Ndryshe, ka qenë vet Lumezi i pari që ka kërkuar përfshirjen e EULEX’it në këtë rast.
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...