Google ADS

Togeri i FSK-së shpallet studenti më i mirë ndërkombëtar në Amerikë

16:27 | 6 Nëntor 2017
Arbresh.info

Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, toger Nysret Buzhala u shpall studenti më i mirë ndërkombëtar, në trajnimin “Kapiten Karriere” që realizohet nga Shkolla e Forcave Speciale “John F. Kennnedy”, të ushtrisë së SHBA-ve.

Pasi mori vlerësime të larta, gjithashtu arriti të jetë në Listën e Komandantit, duke u radhitur i pesti në këtë listë ku përfshiheshin të gjithë studentët përfshirë edhe ata të ushtrisë amerikane.

Bëhet e ditur se Buzhala gjatë shkollimit ka treguar performancë të shkëlqyer në të gjitha fazat e shkollimit si: Analizat regjionale, kursin kualifikues për marrëdhënie civile, trajnimin “Kapiten Karriere” si dhe në ushtrimin përmbyllës “Culmination Exercise”, duke u renditur si njëri nga studentët me vlerësimet më të larta.

Si rezultat i performancës së lartë, pas përfundimit të trajnimit, ai u dekorua me medaljen e meritave “Commendation Medal” për periudhën kohore nëntor 2016-nëntor 2017.

3_1509981392-2843304

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme