Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë ka qenë shumë e vogël për t’i përmbushur kërkesat e adhuruesve të muzikës klasike, të cilët janë mbledhur për të dëgjuar veprën që kompozitori britanik ia ka dedikuar viktimave të luftës së fundit në Kosovë.
Filarmonia e Kosovës mbajti një prej koncerteve më të mëdha të 15 vjetëve të fundit.
Për 60 minuta Orkestra bashkë me Korin, interpretuan veprën “Njeriu me armë: meshë për paqe” të kompozitorit Karl Jenkins, raporton Koha Ditore.
Vetë kompozitori ka ardhur nga Anglia për të dëgjuar veprën, e cila deri më tani është interpretuar mbi 1 mijë herë në 43 vende të botës.
Presidenca e Republikës së Kosovës ka ndarë mirënjohje për Jenkins.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...