Një burrë në Istog ka ndërruar jetë aksidentalisht derisa ishte duke punuar.
Nga lëndimet që ka marrë viktima nuk ka mundur të mbijetojë dhe rrugës për në spital ka ndërruar jetë, njofton Klan Kosova.
“Ju njoftoj se rreth orës 10 të ditës së sotme kemi marrë informatën nga qytetarët për një vdekje ku menjëherë njësitet tona kanë dalë në vendin e ngjarjes”.
“Prokurori i rastit e ka cilësuar atë si “Hetim i vdekjes”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Bëhet fjalë për një 31 vjeçar, që ka vdekur aksidentalisht”, ka shtuar ai pa dhënë detajet se si ka ndodhur tragjedia.
“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës iu është dorëzuar familjarëve”, ka shtuar ai.
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...