Google ADS

Presidenti kërkon të parandalohet cenimi i rendit dhe sigurisë

16:18 | 6 Nëntor 2017
M. A.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim bartësit e institucioneve kryesore të sundimit të rendit dhe të ligjit, me të cilët ka biseduar për hapat e nevojshëm institucionalë në luftën kundër terrorizmit, radikalizmit dhe ekstremizmit.

Presidenti Thaçi ka kërkuar nga bartësit e këtyre institucioneve që në përputhje me ligjet dhe kompetencat, të ndërmerren hapa të menjëhershëm dhe të vazhdueshëm që të garantohet siguria e qytetarëve të Kosovës në çdo rrethanë.

Ai ka thënë se Kosova ka qenë jo vetëm vend i origjinës i ekstremistëve dhe fundamentalistëve, por edhe cak i sulmeve të planifikuara terroriste, kurse falë punës së suksesshme të organeve të rendit e të sigurisë, këto sulme janë parandaluar. Presidenti ka kërkuar që të vazhdohet me angazhimin dhe përkushtimin maksimal në këtë drejtim, që të parandalohet çdo cenim i rendit dhe i sigurisë së qytetarëve të Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme