Gjiganti Samsung dje ka lansuar reklamën e re ku kryesisht është përqendruar në të metat e produktit iPhone qysh nga lansimi i parë.
Reklama 1-minutëshe përfshin një djalosh të ri i cili vazhdimisht rritet duke u ndjerë i pakënaqur me produktin iPhone, transmeton Telegrafi.
Në vitin 2007, djaloshi fillimisht shprehet i pakënaqur me iPhone për mungesën e hapësirës për t’i ruajtur fotografitë.
Në vitin 2013 djaloshi shihet duke u mahnitur nga karakteristikat interesante të një celulari (Samsung) që e posedon një vajzë që sapo e ka njohur, ndërsa në vitin 2015 shihet duke pritur në radhë në shi për një produkt tjetër nga Apple.
Samsung gjithashtu tallet edhe me iPhone ku në vitin 2016 nuk kishte qenë rezistent ndaj ujit.
Në fund, djaloshi, i irrituar nga fakti se duhet të blejë pajisje shtesë për kufjet e tij të celularit dhe nga gjëra tjera, vendos të heqë dorë nga iPhone për të blerë Samsung Galaxy Note 8. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=R59TevgzN3k
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...