Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci prezanton zonën ekonomike për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar të Kosovës.
Duket se më nuk është opsion, është pothuajse definitive. Stadiumi nacional i futbollit do të ndërtohet në fshatin Korroticë të Drenasit, përballë Parkut të Biznesit, e jo ku ishte planifikuar nga Qeveria e kaluar – në Bërnicë të Poshtme.
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i shoqëruar nga bashkëpunëtorë i ka prezantuar përfaqësuesve të Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sportit zonën ekonomike përballë Parkut të Biznesit të shpronësuar nga Qeveria e Kosovës për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar të Kosovës.
Me këtë rast, kryetari Lladrovci ka paraqitur edhe elaboratin kadastral të kësaj zone dhe e ka vlerësuar se i plotëson të gjitha kushtet e parapara më rregulloret ndërkombëtare për ndërtimin e një stadiumi me përmasa ndërkombëtare, pasi që është ne qendër të Kosovës dhe ka autostradën shumë afër, aeroportin, kryeqytetin dhe zonat tjera ekonomike të vendit.
Në shikimin e kësaj zone, ishin të pranishëm edhe inxhinieri për infrastrukturë sportive, Refki Osmani dhe këshilltari i Ministrit të Kulturës.
okacioni për ndërtimin e stadiumit të Kosovës ishte përcaktuar vitin e kaluar në Bërnicë të Poshtme, por tashmë duket se lokacioni do të ndërrohet.
Gjithçka nisi me deklaratën e numrit një të MKRS-së, Kujtim Gashi, se “stadiumi mund të ndërtohet në Drenas”.
Më pas edhe Lladrovci si dhe kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e mbështeten këtë ide, që tashmë duket se po bëhet realitet. /Gazeta Express/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...