Përzgjedhësi i Kosovës U21, Rafet Prekazi, ka mbajtur sot konferencë për media ku ka publikuar edhe listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese kundër Izraelit, më 9 nëntor në Mitrovicë dhe kundër Azerbejaxhanit në udhëtim më 14 nëntor.
Prekazi ka falënderuar fillimisht mediat për interesimin e madh që kanë treguar për këtë konferencë dhe është shprehur optimist se një interesim i tillë do të jetë edhe tek tifozët. Ai më pas ka folur për rivalin e ardhshëm duke u shprehur i bindur se angazhimi i lojtarëve të tij do të jetë maksimal.
“Dihet që kjo përfaqësuese gjatë këtyre ndeshjeve ka treguar lojëra të cilat kërkush nuk mund ta kritikojë. Pres që nët ë ardhmen të jep edhe më shumë me këta lojtarë. Sa i përket Izrealit duhet t’i shohim gjërat realisht. Kosova është e re, ndoshta të gjitha përfaqësueset tjera janë më të mira në letër, por në fushë djelmoshat tanë duhet të dëshmojnë se diferencat në mes përfaqësueseve po zvogëlohen. Izreali është një ekip që ka lojtarë në përbërje që kushtojnë edhe me miliona, mirëpo ne do të japim maksimumin që ky dallim të jetë sa më i vogël në fushë. Megjithatë, e kam thënë edhe para kualifikimeve dhe po e përsëris se pa marrë parasysh se kë e kemi kundërshtar, shpirti luftarak i djelmoshave tanë do të bëjë atë diferencë të jetë minimale. Normal, si çdo trajner e mendoj më të mirën dhe hyjmë për të fituar, por respekt për kundërshtarin, pasi jemi të vetëdijshëm për cilësitë e tyre. Për t’u arritur fitorja duhet të punohet dhe luftohet fortë në fushë. Dhe jam i bindur se lojtarët do të japin 120 përqindshin e tyre. I kemi humbur disa ndeshje që në bazë të lojës që kemi treguar nuk është dashur t’i humbim. Por, tash të gjithë e dinë që Kosova nuk është kafshatë e lehtë“, ka theksuar Prekazi.
Edhe kapiteni Rron Broja është shprehur optimist për paraqitje të mirë dhe për fitore, por është i vetëdijshëm se para vetës kanë një kundërshtar shumë cilësor. “Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për neve, mirëpo kemi kohë për t’u përgatitur dhe të futemi sa më mirë në këtë ndeshje. Shpresoj të arrijmë fitore, edhe pse jemi të vetëdijshëm se kjo nuk do të jetë aspak e lehtë. Me paraqitjet që kemi bërë deri më tash, shpresoj se do të kemi sukses edhe këtë herë. Kemi një harmoni shumë të mirë në përfaqësuese dhe tash e njohim edhe më mirë lojën e njëri-tjetrit”, ka theksuar Broja.
Përzgjedhësi Prekazi ka ftuar dashamirët e futbollit që të vijnë të enjten në stadiumin “Adem Jashari” në numër sa më të madh dhe t’i japin mbështetje dhe kurajë këtyre djelmoshave, të cilët me paraqitjet e treguara deri më tash kanë dëshmuar se futbolli i Kosovës ka të ardhme të ndritur.
Lista e futbollistëve të Kosovës U21
Visar Bekaj – Prishtina
Dren Hodaj – KEK-u
Betim Halimi -Drita
Kamer Krasniqi -Osnabruck
Ardian Ismajli -Hajduk Split
Lirim Mema – Eintracht Braunschweig
Idriz Voca – Luzern
Arian Kabashi – Sion
Besfort Kolgeci – Eintracht Braunschweig
Florian Loshaj -Mastricht
Dren Feka – Luzern
Kushtrim Shabani – Llapi
Ylber Maloku – Trepça’89
Florent Hasani – Trepça’89
Muharrem Jashari – Trepça’89
Enis Bytyqi – Wuzburger Kickers
Rron Broja – Trepça’89
Bersant Celina – Ipswich Town
Ardit Gashi – Bassano Virtus
Arbër Hoxha – Besa
Mirlind Daku – Llapi
Lirim Kastrati – Lokomotiva Zagreb
Drilon Tejeci – KEK-u
Meriton Korenica – Liria
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...