Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim Sahit Vokshin dhe Ibrahim Amaneric, bashkëpronarë të “Air Energy”, firmë turko-kosovare, që ka bërë investime në prodhimin e energjisë alternative në Kikë të Kamenicës.
Kryeministri Haradinaj e përgëzoi Vokshin për të arriturat e deritashme, duke u zotuar se Qeveria që e drejton ai do t’u qëndrojë afër investitorëve vendor dhe të
huaj, duke krijuar një ambient sa më të volitshëm për të bërit biznes.
Vokshi e informoi kryeministrin e vendit se pos investimit aktual me rreth 50 milionë euro, janë duke planifikuar investime edhe në dy pika të reja të energjisë
me erë, prej 33 MW, që do të nisin prodhimin në muajin maj të vitit 2018.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...