Olsi i BB9 zbulon lidhjen me brunen simpatike dhe marrëdhënien me Fjorentinën

14:05 | 6 Nëntor 2017
Arbresh.info

Stili unik i veshjes është frymëzues për fansat, ndaj Olsi Klosi i “Big Brother” po përgatitet të hedhë në treg linjën e tij që mban emrin “El.Machico”.
Ndërkaq, pak ditë më parë u përfol për një histori të re të mundshme me një vajzë superseksi, pasi ai postoi foton ndërsa ajo e puthte gjithë pasionon. Për marrëdhënien me vajzën misterioze, dashurinë e vërtetë që provoi vite më parë, Fjorentinën, martesën dhe projektin e ri, Olsi flet në këtë intervistë për gazetën “Panorama”:

Shumë zhurmë ke shkaktuar këtë periudhë duke filluar nga stili i jetës që bën pas “Big Brother 9” e deri te vajzat seksi me të cilat shoqërohesh. Jeta jote është vërtet e bukur apo e vështirë?

Mundohem që jetën time ta shijoj si të më vijë, dhe të marr maksimumin e një dite apo dhe një nate. E vështirë deri diku, sepse duhet të jesh shumë aktiv. Por jam i aftë ta përballoj.

Ndërkohë një foto ku ty të dhuron puthje pasionante një vajzë shumë seksi, bëri xhiron e rrjeteve sociale. Është ajo e dashura jote dhe ç’mund të tregosh më shumë për të?

Nuk është e dashura, thjesht foto momentale. Di të them vetëm kaq, që shijoj momentin! (Qesh)

Bukuria te një femër është shumë e rëndësishme për ty, apo ka diçka tjetër që vlerëson tek e dashura e zemrës?

Te një femër, përveç bukurisë, shikoj edhe mënyrën e komunikimit dhe pjesën e zgjuarsisë. (qesh).

E ke provuar ndonjëherë dashurinë e vërtetë, dhe është ky momenti që po ndihesh në qiellin e shtatë?

Dashurinë e vërtetë e kam kaluar vite më parë, dhe është diçka shumë e bukur… Ende nuk jam në qiellin e shtatë, sepse nuk ka ardhur dikush në jetën time që të ndihem i tillë.

Aventurat për një natë me femra të kanë bërë të dallosh menjëherë femrën e duhur për ty?

Akoma nuk kam menduar për femrën e duhur, sepse aventurat nuk kanë fund…

Sa të takon ty si djalë, ndihesh aq i realizuar dhe gati sa të martohesh, pa e menduar dy herë nëse dikush të rrëmben zemrën?

Jo. Akoma nuk e mendoj martesën ose të jem gati të vendos. Mendoj se martesa është diçka e bukur, por shumë larg meje.

Duke qenë një djalë i pëlqyer nga femrat, për çfarë e pyet veten kur nis histori të re me një vajzë?

Nuk e pyes veten fare kur nis histori me dikë, thjesht e nis dhe mundohem ta shijoj sa më shumë në mënyrën time.

Do ta tradhtoje partneren e zemrës për një tjetër, dhe e pranon tradhtinë nga ana e saj?

Në një lidhje duhet të ekzistojë mirëkuptimi, dhe të ketë gjithësekush hapësira. Tradhtia është diçka që nuk mendohet, në qoftë se ndodh, ndodh. Por nëse do ta dua dhe ta quaj partnere zemre, nuk bëhet fjalë për tradhti.

Po marrëdhëniet me të shkuarën si i ke? Ka mbetur sadopak komunikim mes teje dhe ish-partneres që njohe në “Big Brother”, Fjorentinës?

Marrëdhëniet i kam mirë. E kam thënë dhe vazhdoj ta them që është një vajzë që meriton shumë, dhe vetëm të mira i uroj!

Çfarë mësove nga historia me të, duke qenë se patët lidhje publike, pra të ekspozuar karshi mediave?

Mësova që të jetosh nën presionin e mediave nuk është e lehtë, por as e vështirë. Ne të dy thjesht jetuam si të vinte momenti dhe çfarë ndodhi, ndodhi. Nuk jemi pishman për asgjë.

Ndërkohë po përgatitesh të lançosh projektin tënd. Për çfarë bëhet fjalë?

Projekti im, që po e bëj me qejf dhe i jam përkushtuar, quhet “El.Machico”, siç kam tattoo-në në bark. Ky projekt do të ketë një stil, siç vishem unë vetë, pra do sugjeroj stilin tim. Deri tani janë duke u punuar bluza, xhupa e kapele. Pak ditë ka që kanë dalë reklamat që kam bërë. Kam shumë kërkesa, dhe shumë shpejt do të jetë në treg për të gjithë./Panorama

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme