Arabia Saudite ka akuzuar Iranin se është përgjegjës për raketën e nisur nga Jemeni, që ra të shtunën në aeroportin e kryeqytetit Riad, duke paralajmëruar se kjo mund të “konsiderohet një akt lufte”.
Në një deklaratë në orët e hershme të së hënës, Arabia Saudite drejtoi gishtin drejt Iranit, duke pretenduar se sulmi nuk do të kishte ndodhur nëse Irani nuk do të mbështeste rebelët Houthi në Jemen.
“Roli i Iranit dhe komanda e tij e drejtpërdrejtë e përfaqësuesit të tij Houthi në këtë çështje përbën një akt të qartë agresioni që synon vendet fqinje dhe kërcënon paqen dhe sigurinë në rajon dhe në nivel global”, thuhet në deklaratën e publikuar nga Agjencia zyrtare saudite e shtypit.
Arabia Saudite, gjithashtu, tha se “rezervon të drejtën për t’iu përgjigjur Iranit në kohën dhe mënyrën e duhur”.
Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia njoftoi gjithashtu se po mbyllte të gjitha vendkalimet kufitare tokësore, portet detare dhe aeroportet në Jemen në përgjigje të sulmit me raketa ndaj kryeqytetit.
Arabia Saudite ngriti alarmin se është sulmuar me një raketë balistike të lëshuar nga Jemeni, pak pasi një shpërthim i madh u dëgjua pranë aeroportit të Riadit të shtunën në mbrëmje.
Raketa kaloi mbi kryeqytetin saudit dhe ra në zonën e aeroportit, thanë zyrtarët e lartë të mbretërisë, “Raketat u lëshuan për të goditur zonat civile dhe të populluara”, raporton “BBC”.
Banorët në veri të Riadit thanë se dritaret e tyre filluan të kërcisnin nga një shpërthim më i furishëm, të shtunën në mbrëmje, që pasoi një zhurmë e tmerrshme që vinte nga ajri.
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...