Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka thënë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë duhet të kenë më shumë përmbajtje.
Këtë deklaratë Haradinaj e bëri gjatë një konference për media që pati me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, shkruan arbresh.info.
“Kisha nderin të pres sot kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi. Ky nder bëhet edhe më i madh se kanë ardhur shefat e tri partive parlamentare Kisha nderin ti pres po ashtu bashkëpunëtorët e mi. Dëshira jonë është që në këto shkëmbime të krijojmë më shumë përmbajtje, që marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri dhe Shqipëri-Kosovë, të ketë më shumë përmbajtje. Unë angazhohem që kjo të ndodh”, ka thënë Haradinaj.
/arbresh.info/
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...